11.6 C
Pec
E hënë, 19 Maj, 2025

PDK, LDK e AAK qëndrojnë të palëkundura, VV pa numrat e nevojshëm – çfarë pritet nga seanca e sotme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të hënën ka deklaruar se do të vazhdojë qëndrimin e saj të mëparshëm dhe nuk do ta mbështesë kryeparlamentaren e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Albulena Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit.

PDK dhe LDK mbetën të forta në qëndrimet e tyre kundër, ndërsa AAK e bëri të qartë se nuk do të mbështesë Haxhiun, përveç nëse kandidatura do të përfshinte emra të tjerë si Shqipe Selimi ose Saranda Bogujevci.

Nisma Socialdemokrate dhe dy deputetë të komuniteteve joserbe abstenuan, duke e pamundësuar zgjedhjen e kryetares së re. Pas dështimit të votimit, seanca u ndërpre dhe pritet të vazhdojë sot në orën 15:00, me shpresën për një marrëveshje të re politike që do t’i japë Kuvendit udhëheqësinë e nevojshme për të nisur punën. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...