8.5 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

PDK mbledhë nënshkrimet për shfuqizimin e vendimit për pronat në Badvoc

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Prishtinë ka njoftuar se sot gjatë ditës kanë nisur me mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e vendimit për shkëmbimin e pronës publike dhe asaj private në Badoc.

Leutrim Retkoceri nga PDK, thotë se derisa janë duke u marrë me mbledhjen e nënshkrimeve, janë njoftuar se LVV ka marrë iniciativën e njëjtë.

“Kemi më shumë se tre orë prej që kemi filluar procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e vendimit të dëmshëm për Badoc, me arsyetimin e bashkëngjitur. LVV kishte thënë publikisht se e mbështetë nëse marrim konfirmimet e nevojshme ligjore dhe i’u qasëm në bazë të fjalëve të tyre publike për të vepruar për të mirën e përbashkët. Derisa po merrnim nënshkrimet e nevojshme në terren, pamë që LVV doli me njoftim publik për iniciativën e njëjtë. Shumë mirë”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka shtuar se “për ne nuk ka pas asnjëherë rendësi kush thërret mbledhje”.

“Këtë e kemi dëshmuar edhe me rastin e mbledhjes për faljen e tatimit në pronë. Nuk kemi nevojë as tash për protagonizmin e njëjtë. Ne mbështesim cilëndo thirrje për anulimin e vendimit”, vijon postimi i tij.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se të hënën do të thërras seancë të jashtëzakonshme, për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc.

LVV në njoftimin e bërë për media ka ftuar edhe subjektet tjera politike të bashkohen në këtë nismë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...