9.3 C
Pec
E premte, 1 Dhjetor, 2023

PE miraton rezolutën për Kosovën, thirrje vendeve të BE-së që të marrin masa kufizuese ndaj Serbisë

Parlamenti Europian u ka bërë thirrje Komisionit Europian dhe Këshillit Europian që të ndërmarrin masa ndaj Qeverisë së Serbisë nëse hetimet dëshmojnë për lidhje të drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë me sulmin në Banjskë, ose nëse autoritetet e Serbisë nuk do të tregojnë vullnet për bashkëpunim të plotë në procesin e hetimeve.

“Ftohet Këshilli që të miratojë masave të shënjestruara restriktive, përfshirë por jo edhe të kufizuara, ngrirjen e pasurisë dhe ndalimin e udhëtimeve për aktorët destabilizues në veri të Kosovës dhe liderët e rrjeteve kryesore të krimit të organizuar. Në këtë kontekst, ftojmë Këshillin që të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e masave të shënjestruara kundër Milan Radoiçiqit”, thuhet në rezolutë, raporton Rel.

Ndërsa, deputeti kroat në Parlamentin Europian, Tonino Picula në një postim në Twitter shkruan se  sot, Parlamenti Europian u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të miratojnë masa kufizuese kundër akterëve destabilizues serbë në lidhje me sulmin e paprecedentë terrorist kundër policëve të Kosovës.

Ndryshe, Parlamenti Europian (PE) ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke e quajtur sulm terrorist dhe ka kërkuar përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje. Këto janë përfshirë në rezolutën për zhvillimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimeve në veri të Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...