8.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Peach viziton ushtarët britanikë në Kampin Bondsteel, i lavdëron për kontributin në KFOR

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuara në Kosovë, ka njoftuar se emisari i tyre për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, e ka vizituar në Kampin Bondsteel në Ferizaj.

Përmes një njoftimi për media, ambasada ka bërë të ditur se Peach ka falënderuar ata për kontributin e tyre në mandatin e KFOR-it.

“Në fund të vizitës së tij në Kosovë Peach bëri një vizitë tek ushtarët britanik në Kampin Bondsteel”, thuhet në njoftimin e ambasadës në rrjetin social “X”.

Emisari i Mbretërisë së Bashkuara, ka vlerësuar mandatin e KFOR-it i cili sipas tij është duke e ruajtur sigurinë në Kosovë.

“Peach i lavdëroi ata për vendosjen e tyre të shpejtë dhe profesionale dhe i falënderoi për kontributin e tyre në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt gjatë vendosjes së tyre”, thuhet më tej.

Ndryshe, emisari Peach tash e disa ditë po qëndron për vizitë në Kosovë, ku ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...