11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Peci: Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot në orët e hershme të mëngjesit ka vizituar Llaushën e Skenderajt, ku është pritur nga fermeri Mirsad Rrecaj.

Peci, ka thënë se Rrecaj, kultivon 15 hektar me drithëra si dhe rritë 110 koshere me bletë.

“Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë ndërsa ne përmes politikave tona e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit iu kemi dhënë dhe dinjitetin e munguar me dekada”, ka thënë ministri.

Postimi i plotë:

Në Llaushë të Skënderajit më priti

Mirsad Rrecaj i cili sa mirënjohës për grantin e përfituar për ngritjen e serrës, aq i kishte ngelë hatri që nuk e kam vizituar deri më tani.

Serën me një sipërfaqe prej 0.40 ha e kishte bërë gati për mbjellje.

Ky djalë punëtor e i zellshëm kultivon edhe 15 hektar me drithëra si dhe rritë 110 koshere me bletë.

Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë ndërsa ne përmes politikave tona e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit iu kemi dhënë dhe dinjitetin e munguar me dekada. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...