17.4 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Peci dhe Zv. Presidenti i Parlamentit Evropian flasin për zhvillimin bujqësor

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci e ka mirëpritur të premten në një takim zyrtar Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me të cilin ka biseduar mbi aspekte të ndryshme të zhvillimit bujqësor, duke përfshirë praktikat e qëndrueshme të bujqësisë, qasjen në tregun evropian, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin rural.

Sipas njoftimit të ministrisë, Peci ka theksuar rëndësinë e sektorit të bujqësisë në ekonominë e Kosovës, me ç’rast “ka vënë në dukje përkushtimin e qeverisë për modernizimin dhe përmirësimin e praktikave bujqësore”.

“Shpreh mirënjohjen time për mbështetjen e marrë nga Bashkimi Evropian dhe njëherit ju siguroj për synimin e qeverisë për të thelluar më tej këtë bashkëpunim. Në cilësinë e Ministrit të Bujqësisë shpreh vullnetin tonë për angazhim me qëllim të avancimit të sektorit përmes praktikave më të mira evropiane”, ka deklaruar ai.

Nga ana e tij, thuhet se Zv. Presidenti Wieland ka lavdëruar progresin e arritur nga Kosova në sektorin e bujqësisë dhe ka vënë në pah potencialin e saj për zhvillim të mëtejshëm. Ai njëherit ka theksuar gatishmërinë e Parlamentit Evropian për të bashkëpunuar me Kosovën në fusha të ndryshme, si: ngritja e kapaciteteve, transferimi i njohurive dhe lehtësimi i qasjes në tregjet e BE-së.

“Tutje, takimi i Ministrit të BPZhR-së, Faton Peci me Zv. Presidentin Wieland shënon një hap pozitiv drejt forcimit të lidhjeve sektoriale midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ai reflekton angazhimin e përbashkët të të dy entiteteve për zhvillim të qëndrueshëm, inovacion dhe rritje ekonomike në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural”, thuhet në komunikatën oër media të ministrisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...