15.1 C
Pec
E diel, 26 Mars, 2023

Peci pas inspektimeve në terren: Janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave për ata që nuk respektuan Ligjin për Duhanin

10 vjet pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, institucionet janë aktivizuar për ta zbatuar atë.

Pas një iniciative të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarisë, nga kjo e enjte inspektorët e këtij institucioni kanë nisur punën në terren.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se ligjet janë bërë që të zbatohen e jetësohen në praktikë “e jo që të mbeten në letër!”.

“Pas inspektimeve të ditës së djeshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave; gjë e cila nuk na bën të lumtur. Mirëpo zbatimi i ligjit nuk ka alternativë”, ka shkruar ministri Peci.

Ai ka bërë thirrje tek qytetarët si palë bashkëpunuese, duke thënë se “le ta zbatojmë ligjin me qëllim që ta shndërrojmë Republikën tonë në një vend të jetueshëm e shtet të së drejtës”.

“Ftojmë qytetarët që kudo që evidentojnë raste të mos-zbatimit të Ligjit për Duhanin, t’i raportojnë në numrin 080050095 që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka në dispozicion”, ka shtuar ministri. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...