14.6 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

Peci, Rama, Vokrri e Bogujevci para mikrofonit, Kosova e viteve të 80-ta (VIDEO)

Katër legjenda që nuk jetojnë më, pas 4 dekadash, i gjejmë të bashkuar para mikrofonit, në një realizim festiv të ndërrimit të moteve, në Kosovën dhe RTP-në e viteve të 80-ta.

Nga arkivi i Radio-Televizionit të Prishtinës, është nxjerrë audio dhe video regjistrimi i këngës shkodrane ‘Tefik Çanga’, interpretuar nga sportist kulminant të kohës Xhevdet Peci – kampion i boksit në ish-Jugosllavi, Favzi Rama e Fadil Vokrri- dy legjenda të Klubit të Futbollit ‘Prishtina’ dhe Ismet Bogujevci – këngëtar kulimnant i Radio-Televizionit të Prishtinës.

Pse dhe për çfarë u bashkuan yjet e kohës në këtë këngë!?

Bazuar në arkivat e intervistave të kohës, të programit ‘Top Folk’ të Fitim Behlulit dhe të njohësve të atyre rrethanave, miq të afërt të protagonistëve, qëllimi i këtij bashkëpunimi në këngën për ‘Tefik Çangën’, ka pasur mesazh shpërfaqjen e vlerave intelektuale, sportive e muzikore të shqiptarëve të shtypur në Jugosllavinë e kohës.

‘Krejt tjera kangë i këndojshim në ndeja, krejt tjera në Radio-Televizion. Kishte censurë bal, por ne ja dilnim.’-do thoshte Ismet Bogujevci tashmë i ndjerë, në një intervistë të vitit 2019, për ‘TOP FOLK’ të ‘RADIO 1’, duke folur për këngën dhe bashkëpunimin me yjet e  sportit.

‘Ishte koha, nuk me kujtohet viti, kur Prishtina pati hyr në ligën e parë në Jugosllavi. Ne na ka ushtruar bali (Ismet Bogujevci), ai edhe na ka bashkuar rreth ndejës e këngës, na ka edukuar dhe ishim në zenit. u bashkuam edhe në këngë’-do deklaronte Vokrri, sot i ndjerë, në ‘TOP FOLK’ në vitin 2019.

Duke folur për këtë bashkëpunim 4 dekada më parë, të katër yjeve që sot nuk janë në jetë, Sinan Vllasaliu mendon se mesazhi i këngës është arritur.

‘Kënga ka pasur jehonë të madhe në ate kohë. Mesazhi ka qenë të dëshmohet se shqiptarët në Kosovë nuk janë analfabet të asaj Jugosllavie. Ajo kangë na ka mobilizuar. Kanë qenë vitet e Prishtinës, Fadilit, Favziut, Pecit e balit’ Kudo  kishim suksese si shqiptarë, derisa dëshira ishte të na shtypnin’-thotë këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu duke e komentuar atë kohë në ‘RADIO 1’.

Ndryshe, në vitet e kësaj kënge dhe vitet e arta të Prishtinës, Kryetar i klubit ishte i ndjeri Sadik Vllasaliu, drejtor i kohës në KEK, i cili mbushi arkën financiare për klubin Prishtina.

Arbër Grabovci – ish-futbollist i brezit të Republikës dhe gazetar sportiv ndër vite, kujton se kënga atëbotë shpërfaqi porosi shumëdimensionale.

‘Si i ri e kutjoj se flasim për një kohë kur Prishtina mbushte stadiumet me 40 mijë shikues. Shqiptarët e dridhin kudo. Asnjë lojë e Prishtinës dhe asnjë goditje-boks i Xhevdet Pecit, nuk ishte veç sport. Mendoj, ishte më shumë dëshirë për triumfin e shqiptarëve në Jugosllavinë artificiale. Personalitetet në këtë këngë ishin idhujt e gjeneratave shqiptare në sport e muzikë. Kam pas fatin e madh secilin nga ta ta kem mik.’-shprehet Grabovci.

Ndryshe, nga debutuesit e kësaj kënge, Fevzi Rama, iku i pari nga kjo botë, duke humbur jetën në fatkeqësi komunikacioni bashkë me yllin tjetër të futbollit Faton Domi, ndërsa Vokrri më 2018, pas një ataku karidak, Ismet Bogujevci më 2021 dhe Xhevdet Peci më 2022.

Ndryshe, kënga ‘Tefik Çanga’ i dedikohet vet atij, meqë i njejti ishte sekretar në Konferencën e Bujanit duke dalur në krahun e iniciatorëve dhe përkrahësve të Lëvizjes Çlirimtare në Kosovë. Çanga u var në trekëndëshin te Çarshia e Gjakovës nga Gjermanët./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...