22.5 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Peci: Sot zhvilluam takimin vjetor mes Suedisë dhe Kosovës me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se Suedia ka financuar disa projekte transformuese në sektorin e pylltarisë në Kosovë.

Ministri përmes disa fotografive, ka theksuar se me shtetin suedez takimi është zhvilluar për bashkëpunim më të thellë ndërshtetëror.

“Suedia ka financuar disa projekte transformuese në sektorin e pylltarisë në Kosovë të cilat kanë ndikuar në reduktimin e prerjeve ilegale përmes zbatimit të Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë 2022-2030 dhe punës së Task Forcës për mbrojtjen e pyjeve”, ka thënë ndër tjera ministri Peci.

Sot zhvilluam takimin vjetor mes Suedisë dhe Kosovës me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror!

Suedia ka financuar disa projekte transformuese në sektorin e pylltarisë në Kosovë të cilat kanë ndikuar në reduktimin e prerjeve ilegale përmes zbatimit të Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë 2022-2030 dhe punës së Task Forcës për mbrojtjen e pyjeve.

Nga viti 2021 deri në 2023, kemi pyllëzuar rreth 1.5 milion fidane ndërsa në kontekstin e digjitalizimit jemi në proces të investimit  të1.5 milionë eurove për realizimin e Kadastrit Pyjor. Po hartojmë planin kombëtar për menaxhimin e gjuetisë, faunës së egër dhe ekoturizmit, dhe kemi krijuar 7 njësi emergjente për trajtimin e zjarreve pyjore.

Sektori pyjor kontribuon ndjeshëm në ekonominë e vendit e në këtë mënyrë synojmë zbatimin e Objektivit të 15-të të Zhvillimit të Qëndrueshëm.  Duaj dhe ruaj pyjet!/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...