10 C
Pec
E mërkurë, 28 Shkurt, 2024

Peci: Viti 2023 më i suksesshmi për bujqësinë, 31 mijë fermerë kanë përfituar 61 milionë euro

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci, e ka quajtur vitin 2023 si të suksesshëm për bujqësinë kosovare. Në konferencën përmbyllëse të vitit, Peci ka thënë se këtë vit 31 mijë fermerë kanë përfituar në kuadër të subvencioneve në vlerë prej mbi 61 milionë euro.

Ndërsa janë miratuar 491 projekte të granteve në vlerë prej 24.2 milionë euro.

“Nëse vitit 2023 i vendosim një shifër për bujqësinë, ajo është vlera prej 85 milionë eurosh përmes së cilës është shpërblyer puna dhe mundi i bujkut tonë të vyer. Në kuadër të kësaj, janë miratuar 491 projekte të granteve në vlerë prej 24.2 milionë eurosh ndërsa 31 mijë është numri i përfituesve të subvencioneve në vlerë prej mbi 61 milionë eurosh”.

“Viti që po lëmë pas, ka qenë viti më i suksesshëm për sektorin e bujqësisë, një vit i mbarë dhe i begatisë. Ky vit është sinonimi i rekordeve në disa sfera si në të mbjella, në mbështetje ndaj fermerëve si dhe në rritje të numrit të përfituesve në Programet mbështetëse të Ministrisë”, u shpreh Peci.

Peci foli edhe për përkrahjen që ky dikaster u ka dhënë bujqësve, duke sqaruar se sipërfaqet e mbjella janë rritur për 63 për qind, ndërsa është shënuar rritje e eksportit të produkteve bujqësore për 29% krahasuar me vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kohore.

“Sipërfaqet e mbjella janë rritur për 63 për qind, ndërsa është shënuar rritje e eksportit të produkteve bujqësore për 29% krahasuar me vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kohore. Gjatë këtij viti 66 mijë hektarë mbjelle me grurë, dhe 42 mijë hektarë me miser. Nga ana tjetër, 35.5ha janë sipërfaqet e ngritura për prodhimin e perimeve në sera ndërsa 142.22ha është sipërfaqja totale e ngritur për frutat manore, arrore dhe drufrutore”, u shpreh Peci.

“Kemi Ratifikuar në Kuvend Marrëveshjen mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë gjermane në vlerë prej 20.2 milion euro për grante në agroturizëm, ekoturizëm dhe zhvillim rural nga të cilat 10.2 milionë janë financim i Qeverisë së Gjermanisë. 9.2 milionë euro është vlera e grantit nga Komisioni Evropian për investime e ngritje të kapaciteteve në sistemin e ujitjes për vitet e ardhshme. Ndërsa 7 milionë është vlera me të cilën do të përkrahet Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, për procesin e akreditimit që do të fillojë gjatë Janarit/Shkurtit të vitit 2024”.

“Kjo do t’i mundësojë fermerit të Kosovës që nga viti 2026 të ketë qasje në fonde nga 50 milionë deri në 100 milionë euro krahas buxhetit vendor. Për të dytin vit me radhë jemi ballëhapur përballë fermerëve duke paguar deri në centin e fundit obligimet kontraktuale ndaj tyre. 7.2 milionë është vlera me të cilën kemi mbështetur gratë fermere në kuadër të Programit për Zhvillim Rural, kemi thjeshtuar kriteret e aplikimit në Programet Mbështetëse duke shtuar numrin e kontrolleve në teren”, u shpreh ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...