7.9 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Peja angazhon trajner nga Izraeli

Pak orë pasi ndau rrugët me trajnerin nga Turqia, Can Sevim, KB Peja ka gjetur zëvendësimin e tij.

Ekipi pejan ka njoftuar se tashmë ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit me trajnerin e mirënjohur nga Izraeli, Rami Hadar. Hadar ka një përvojë të madhe në ligën e Izraelit si dhe Euroligë, ku ka drejtuar skuadrat si Maccabi Tel Aviv, Maccabi Haifa, Hapoel Afula dhe Hapoel Beer Sheva.

“KB Peja ka kënaqësinë të njoftoj se ka nënshkruar me trajnerin e mirënjohur izraelit, Rami Hadar. Përvoja e tij presim ti ndihmoj KB Pejës në muajt në vazhdim për të rikthyer ekipin në luftën për titull”, thuhet në njoftimin e Pejës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...