Në korrik të vitit 2025, qyteti i Pejës nuk do të jetë vetëm një destinacion i bukur kulturor dhe historik, por edhe një qendër e shkencës dhe dijes. Nga data 10 deri më 13 korrik 2025, Universiteti “Haxhi Zeka” do të mirëpresë tri konferenca ndërkombëtare shkencore, ku do të marrin pjesë studiues, profesorë dhe studentë nga shumë vende të botës.
Në partneritet me Shoqatën Ndërkombëtare për Kërkime në Arsim dhe Shkencë (ISRES), ky universitet do të organizojë:
Konferencën e 7-të Ndërkombëtare për Arsim dhe Shkenca Sociale (ICRESS 2025)
Konferencën e 7-të Ndërkombëtare për Inxhinieri, Teknologji dhe Shkencë (ICRETS 2025)
Konferencën e 5-të Ndërkombëtare për Mjekësi, Shëndetësi dhe Shkenca të Jetës (ICMeHeLS 2025)
Ky organizim madhor nuk është vetëm një ngjarje kalimtare, por një dëshmi konkrete e rolit gjithnjë e më të rëndësishëm që Universiteti “Haxhi Zeka” po luan në zhvillimin e shkencës, arsimit dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi. Nëpërmjet këtyre konferencave, universiteti po e vendos veten fuqishëm në hartën akademike ndërkombëtare, duke treguar se nga zemra e Pejës mund të burojë dije, bashkëpunim dhe inovacion.
Për katër ditë, Peja do të kthehet në një vendtakim të ideve të mëdha, ku do të trajtohen temat më të rëndësishme të kohës në fushat e arsimit, teknologjisë, shkencës, shëndetësisë dhe jetës sociale. Konferencat do të ofrojnë mundësinë e pjesëmarrjes fizike dhe virtuale, duke i dhënë kështu hapësirë të gjithë atyre që dëshirojnë të ndajnë përvojat e tyre akademike me një audiencë globale.
Punimet e prezantuara do të kenë mundësinë të publikohen në revista prestigjioze ndërkombëtare, të indeksuara në SCOPUS, Ëeb of Science, dhe ERIC – duke u bërë
kështu një trampolinë për studiuesit, të rinjtë shkencëtarë dhe studentët që synojnë të jenë pjesë e zhvillimit të dijes dhe shkencës.
Ky aktivitet shënon moment historik për Universitetin “Haxhi Zeka” – si institucion që jo vetëm transmeton dije, por që krijon dije, forcon lidhjet ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha, luan një rol kyç në formësimin e një shoqërie të bazuar në shkencë, arsim cilësor dhe vlera humaniste.
Universiteti “Haxhi Zeka” nuk po e zhvillon vetëm Pejën – ai po ndihmon në zhvillimin e gjithë Kosovës, duke e shndërruar në një pikë referimi të rëndësishme për komunitetin shkencor botëror./Njeshi&RADIO 1/
Ndahet nga jeta Kaqusha Jashari, politikane e njohur në vitet 80-ta dhe themeluese e PSD-së