Interesim i madh qytetarë për konsumin e samunëve të Syfyrit dhe për të agjëruar po tregohet në Pejë.

Njeshi ka vizituar bukëpjekës në qytet, përderisa shihet interesim nga të gjitha grupmoshat për të blerë dhe siguruar në sasi samunët e Syfyrit.

Syfyri i parë sot, (E Enjtë) është në ora 03:55 minuta përderisa Iftari i parë në ora 17:59 minuta, sipas Vaktisë së Ramazanit për Territorin e Republikës së Kosovës.
‘RADIO 1’, në respekt të Muajit të Madhërishëm Ramazan, për 30 ditë rresht do të bëjë transmetimit e Ezanit të IFTARIT dhe SYFYRIT në kohë reale, sipas Vaktisë së Ramazanit për Territorin e Republikës së Kosovës.
Kjo hapësirë mbështetet nga Gjigandi i njohur Fabrika e biskotave dhe llokumeve ‘Sedefi’, dhe dhe prodhuesi më i suksesshëm i ëmbëlsirave në vend ‘Family Agusholli Swets’.
Numri tjejet i madh i konsumatorëve dhe përgatitja e samunëve nga furrëtarët, po sjellin atmosferë të këndshme të Ramazanit në Pejë.
Ndryshe, Peja dhe Kaçaniku veçohen ndër komunat ku Ramazani pritet dhe përcjellët tradicionalisht. /Njeshi/