11.5 C
Pec
E martë, 25 Mars, 2025

Peja forcon turizmin malor, fillon ndërtimi i qendrës “Gjeravica 1928”

Në Pejë ka filluar ndërtimi i Shtëpisë Bjeshkatare “Gjeravica 1928”, një projekt ambicioz që synon të forcojë pozitën e qytetit si një prej destinacioneve kryesore për turizmin malor në rajon.

Kjo qendër do të shërbejë si bazë për bjeshkatarët dhe një hapësirë për interpretimin e historisë dhe traditës së bjeshkatarisë.

Sipas Komunës së Pejës, përurimi i këtij objekti të rëndësishëm është planifikuar për tetor 2025, në kuadër të Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Bjeshkatarisë (UIAA), ku pritet pjesëmarrja e delegatëve nga 100 shtete.

Ky projekt pritet të rrisë atraktivitetin e Pejës për aventurierët dhe adhuruesit e natyrës, duke i dhënë një shtysë të re zhvillimit të turizmit malor në Kosovë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...