18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Peja, kampione e Kosovës për herë të katërt rresht

Peja i ka dhënë fund serisë së finaleve në Raiffeisen Superligën A, duke e fituar edhe ndeshjen e tretë.

Para rreth 1000 spektatorëve në “Karagaç” të Pejës, skuadra verdhezi shënoi fitore prej 3:0 (30:28; 25:22; 25:21), duke e dominuar takimin me Skënderbeun.

Pavarësisht rivalitetit të madh në setin e parë, në të cilin u shënuan 58 pikë, Peja tregoi vendosshmëri që ta mbyllte dramën e titullit, qysh në ndeshjen e tretë.

Vendasit përkundër luhatjeve në rezultat, arritën që ta ruanin fokusin, drejt qëllimit të tyre.

Skuadrës finaliste, KV Skënderbeu, medaljet e argjendta u ndanë nga sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi, dhe anëtari i bordit, Abedin Mehani.

Medaljet e arta për KV Peja u dorëzuan nga nënkryetari i Pejës, Fatmir Asllani, dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rexhep Kurtbogaj.

Kupa, kapitenit Agron Nikqi, iu dorëzua nga presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci

Ky ishte titulli i shtatë i kampionit për KV Peja, njëherit i katërti radhazi./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...