16.3 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Peja mposht Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e play-offit

Skuadra e Pejës ka arritur një fitore të madhe në çerekfinalen e tretë të “Play Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll, duke eliminuar Yllin dhe siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

Në një përballje tejet interesante, por pa praninë e tifozëve, Peja triumfoi me rezultat 84-79 ndaj Yllit, në një ndeshje që u vendos në minutat e fundit të çerekut të katërt.

Pejanët ishin të saktë dhe të qetë në momentet vendimtare, duke mbyllur ndeshjen me një çerek të fundit të fortë (22-16) dhe duke përmbysur avantazhin fillestar të Yllit.

Peja pati një performancë të balancuar gjatë ndeshjes: pavarësisht se humbi çerekun e parë (28-21), ata e fituan të dytin (24-15) dhe ruajtën ritmin edhe në dy periudhat e fundit.

Me këtë fitore, Peja avancon në gjysmëfinale, ku do të përballet me Bashkimin – skuadrën që e përfundoi sezonin e rregullt në pozitën e parë./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...