14.6 C
Pec
E premte, 29 Shtator, 2023

Peja nuk ka buxhet ti mbulojë dëmet nga vërshimet vetë, pret ndihmën e Qeverisë

Peja u prek nga vërshime të mëdha në natën mes të shtunës dhe të dielës.

Si pasojë dy persona humbën jetën e dy tjerë u lënduan. Pati edhe dëme materiale.

Për të ditur vlerën e saktë të tyre, nënkryetari pejan Fatmir Asllani thotë se kanë krijuar një komision, mbi gjetjet e të cilit edhe do të bëhet kompensimi.

“Situata është normale të hënën. Jemi duke i sanuar problemet, kemi krijuar komisionet për vlerësime të dëmeve që të ndihmohen të prekurit”, u shpreh Asllani.

Komuna nuk ka buxhet vetanak për mbulimin e kostos financiare të dëmeve.

Andaj gjithçka do të varet nga përkrahja e nivelit qendror.

“Raportet e dëmeve i përcjellim në Qeveri, ku pastaj vendoset për shkallën e dëmeve dhe shumën e ndihmesës. Na duhet mbështetja e ekzekutivit”.

Gatishmëri për këtë s`është që nuk kanë marrë.

“Ministrat na kanë premtuar që do të bëjnë të pamundurën me ju ndihmu qytetarëve”, theksoi Asllani.

Komuna e Pejës ka formuar shtabin emergjent, një ditë pasi në këtë qytet pati vërshime të mëdha./Njeshi&FO/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...