-8.3 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Peja përcolli djalin e vet, shqiptarët i thanë lamtumirë Gjiklës, pjesëmarrja nuk mbahet në mend

Në praninë e qindra qytetarëve nga të gjitha viset shqiptare, qyteti i artit, kulturës, kampionëve të botës, trimave e patriotëve i tha lamtumirë djalit të vet, artistit që fushqishëm shënojë kohën e tij, duke bërë epokë në Rep muzikën kosovare në vitin 1999 dhe Drejtoit Menaxhues të shtëpisë Mediale Telegrafi, Arlind Gjikollit – Gjikles.

Në ceremoninë e varrimit për themeluesin e grupit WNC nga Peja, ishin të pranishëm miq, kolegë, qytetarë të shumtë të Pejës dhe gjithë Kosovës, personalitete të jetës politike dhe kulturore dhe të medias nga e tërë Kosova.

Ceremonia u krye me rite fetare.

Një fjalë rasti, një lamtumirë, në emër të të gjithë pjesëmarrësve, kolegëve, artistëve dhe përfaqësuesve të medias, e mijëra të tjerëve që ngushëlluan nga larg, mbajti Fitim Behluli-Kryeredaktor i ‘RADIO 1’, dhe mik e shok i të ndjerit.

“Lajmi i rëndë u kumtua mbrëmë, iku për në botën tjeter, artisti gë i dha dimension tjetër Rep muzikes shqiptare duke bërë kthesën e madhe në vitin 1999, e për te bërë epokë. Universit nga mbrëmë iu shtua një yll, e ne në tokë, humbëm nië mik shumëdimensional.

Gjikla, që nuk njihte humbje – Kjo e natës së shkuar të 5 dhietorit ishte beteia e parë dhe e fundit gë do ta humbje! Por, edhe këtu ike duke u mbajtur trim, edhe ne vdekje!

Arlind, te gjithë ne jemi bijtë e vdekjes, por ikja e hershme po na i rëndon plagët.

Të dashur qytetarë, sot po e përcjellim për në banesën e fundit, në qytetin e tij të lindjes dhe të zemrës, Giiklen, njeriun fisnik, djaloshin rebel, e patriot,  dhe të guximshëm që sa herë fliste … dhe kishte shumë për të  treguar!

Si univers në vete që ishte, njohuritë e tij shpesh herë kanë befasuar të tjerët!

Për të gjithë ata gë të njohën nga afër apo gë të ndjen nga larg, buzëeshja ishte karaketristikë e fytyrës tënde të pastër, e buzëgeshja nuk do te thotë se je gjithmonë i lumtur, por se je gjithmonë person i fortë.

Sot po e përcjellim djalin e ri, i cili edhe po ikën bukur, PO, PO, sepse po ikën me ato virtyte gë e karakterizuan gë nga fëmijëria, e hershme; Shpirti luftarak, mendimi ndryshe, kritika me vend, gjunjëzimi veç para argumenteve – këto ishin personaliteti i Arlindit për çdo respekt! Të lumtë! Peja do të të mbajë në mend për kreit dashurinë që ja fale, e shqiptarët për muzikën që ua dhurove.”-tha mes tjerash Fitim Behluli.

Në mesin e dhjetëra telegrameve ngushëlluese nga personalitete institucionale, politike e kulturore, u lexua Telegrami i Ngushëllimit për familjen Gjikolli, nga Shtëpia Mediale Telegrafi, ku i ndjeri Gjikla, shërbeu në pozitën e Drejtorit Menaxhues në dhjetë vitet e fundit.

Telegrame ngushëllimi nga jeta institucionale e politike e Kosovës drejtuan edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Hajrulla Çeku, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, shefja e Gr. Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri.

Në mbyllje të ceremonisë mortore në varreza, Familja Gjikolli në Pejë, nëpërmjet prijësve fetar, njoftoj se do të pres ngushëllime për tre ditë radhazi nga dita e nesërme, (E Mërkurë) nga ora 07:00 deri në ora 12:00 në restoranin ‘Koha 3’ në Pejë.

Për shkak të pjesëmarrjes masive në kortezhin funeral, Policia e Pejës, gjatë tërë kohës, u kujdes për rendin dhe organizimin në trafik.

Arlind Gjikolli ndërroj jetë mbrëmë në moshën 41 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, duke lënë pas, prindërit, bashkëshorten, dy djemtë dhe dy motra./Njeshi&RADIO 1&foto by:Dini Begolli/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...