Komuna e Pejës ka nisur përfaqësuesit e saj për të marrë pjesë në parakalimin gjithë-shqiptar me moton “Rrënjët Kuq e Zi” që do të mbahet në Tiranë më 28 Nëntor.
Sipas një postimi në Facebook nga Komuna e Pejës ata kanë bërë të ditur se sot kanë prezantuar reprezentacionin i cili niset sot drejt Tiranës, me moton “Rrënjët Kuq e Zi”.
“Peja niset për parakalimin gjithë-shqiptar me moton ‘Rrënjët Kuq e Zi’ në Tiranë. Në vazhdën e aktiviteteve për nder të 28 Nëntorit, Komuna e Pejës në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport kanë prezantuar sot Reprezentacionin e Pejës i përfaqësuar nga Ansamble Kulturore dhe Rinore, Klube Sportive, nga Artistë e Kampion”, kanë shkruar ata.
Ky aktivitet organizohet për nder të Festës së Flamurit, ku shqiptarët nga mbarë bota do të bashkohen për të kremtuar ditën e tyre të lavdishme./Njeshi/