-5.8 C
Pec
E diel, 23 Janar, 2022

Peja pret Bashkimin në Karagaç, Lekndreaj paraqitet si lojtar vendor dhe debuton Garybay

Në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë, do të ketë sot një përballje shumë dramatike.

Duke filluar nga ora 19:00, do të fillojë takimi në mes të KB Pejës dhe KB Bashkimit, si pjesë e xhiros së 15-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Veçanti e këtij takimi, do të jetë se lojëtari nga Shqipëria, Lekndrejaj, do të paraqitet si lojtar vendor, pasi tashmë ka dokumentacion, si banor rezident i Pejës.

Derisa, do të debutojë basketbollisti i njohur, Garibay, që së fundmi, është bërë pjesë e radhëve të ekipit pejan.

Gjatë ditës së djeshme, është zhvilluar takimi i parë basketbollistik, që e ka hapur sezonin pranveror, ku Ylli triumfoi në derbin ndaj Trepçës, me rezultat 62:84.

Kurse sot, do të përballen, Drita – Sigal Prishtina, Peja – Bashkimi dhe Prizreni 16 – Rahoveci. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...