Do të zhvillohen sot, dy ndeshjet e fundit të xhiros së shtatë në Prince Caffe Superligë e Kosovës.
Java e shtatë mbyllet me derbin mes Pejës dhe Bashkimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës.
“Verdhezinjtë” që kanë shënuar edhe dy fitore në FIBA Europe Cup janë të motivuar për fitoren e radhës, ku në garat e elitës kanë gjashtë fitore e asnjë humbje, ndërsa prizrenasit kanë tri fitore e tri humbje.
Trepça do të ketë përballë Golden Eagle Yllin me fillim nga ora 17:00.
Mitrovicasit që po garojnë në FIBA Europe Cup kanë pesë fitore dhe vetëm një humbje nga Peja, ndërsa ish-kampionët e Kosovës kanë dy fitore e katër humbje.
Ndeshja, do të fillojë në ora 19:00. /Njeshi/