16.7 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Peja promovon barazinë përmes artit – aktivitet i veçantë në mbështetje të personave me Sindromën Down

Në Galerinë e Arteve pranë Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, u zhvilluan sot aktivitete ndërgjegjësuese në mbështetje të personave me Sindromën Down.

Gjatë disa orëve, fëmijë dhe të rritur u angazhuan në aktivitete artistike dhe edukative, duke përcjellë mesazhin se pavarësisht dallimeve, të gjithë jemi të barabartë.

Aktiviteti u realizua nga psikologia Dijellza Bakraçi Shala në bashkëpunim me DKRS-në me moto, ‘NGJYROSIM ËNDRRAT’.

‘Le të bëjmë botën më të mirë, duke kontribuar me çdo mundësi që kemi, dhe duke dhënë më të mirën nga vetja për të krijuar një të ardhme të ndritur për të gjithë!’-ishte qëllimi kryesor i aktivitetit i përshkruar me fjalë.

 

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Komuna Pejë theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për nisma që promovojnë përfshirjen dhe barazinë sociale.Ky event shënoi një hap të rëndësishëm drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe të vetëdijshme për të drejtat e personave me aftësi të veçanta./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...