22.8 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Peja publikon agjendën e Ditës së Çlirimit – aktivitetet nën patronatin e kryetarit Muhaxheri

Komuna e Pejës, ka publikuar agjendën festive të shënimit të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit të qytetit nga okupatori serb.

Të gjitha manifestimet dhe aktivitet që fillojnë nga 12 Qershori, për tu pmbyllur më 16 Qershor, do zhvillohen nën patronatin e kryetarit të komunës Gazmend Muhaxheri.

Ndër aktivitetet e shumta, kryetari i kësaj komune Gazmend Muhaxheri, në një deklarim për ‘RADIO 1’, ka potencuar binjakëzimin me komunën e Ulqinit.

‘Në mesin e aktiviteteve të shumta, më 15 Qershor ne do të presim kryetarin e Ulqinit, kolegun Genci Nimanbegu, me çrast do të firmosim edhe zyrtarisht ratifikimin e marrëveshjes për binjakëzimin e komunës së Pejës me komunën e Ulqinit. Aktivitetet ceremoniale kryesore do të vazhdojnë më 16 Qershor, me ngritjen e Flamurit, homazhet dhe me seancën solemne të Asamblesë. Me këtë rast, urojë qytetarët e komunës së Pejbs për këtë 25 vjetor të Lirisë.’-tha Muhaxheri, për ‘RADIO 1’./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...