21.7 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Peja rikthehet me fitore pas pushimit dy javor duke mposhtur me rezultat bindës Vëllaznimin

Peja shënoi fitore të rëndësishme në Gjakovë, duke mundur Vëllaznimin 74:92 (15:14, 16:36, 23:27, 22:15), ku periudha e dytë ishte vendimtare në javën e 22-të të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 15:4, por më pas një seri prej 0:10 e mysafirëve bëri që çereku i parë të përfundojë 15:14. Kampionët vazhduan me lojë të mirë dhe ishin bindshëm më të mirë, duke bërë dallimin dhe pjesa e parë përfundon 31:50.

Verdhezinjtë vazhduan me lojë të mirë dhe në periodën e tretë ngritën më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 25 pikë, 52:77, derisa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 54:77. Në dhjetë minutat e fundit kuqezinjtë afruan shifrat në 72:82, por nuk arritën më shumë dhe Peja fitoi 74:92.

Te vendasit u dalluan Jahenns Manigat me 18 pikë e pesë kërcime dhe Myreon Jones me 15 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, kurse te mysafirët u dalluan Larry Thomas me 25 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Justin Davis me 17 pikë, katër kërcime e pesë asistime, derisa Arian Qallaku shtoi 16 pikë e katër kërcime.

Vëllaznimi ka nëntë fitore e 13 humbje, derisa Peja ka 16 fitore e gjashtë humbje./Njeshi&Telegrafi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...