25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Peja shkelë Shekullin me Spital, i pari në Kosovë, sot 99 vite nga themelimi, për hapjen kishin ndihmuar Amerikanët

Më 5 Qershor të vitit të largët 1925, në Pejë u formua Institucioni i parë shëndetësorë në Kosovë që atëherë u quajt Shërbimi Higjeniko – Epidemiologjik, sot Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës.

Kështuqë sot, shënohen 99 vjet nga themelimi i këtij institucioni, përderisa vet distanca e gjatë kohore, flet shumë edhe për civilizimin, qytetarinë dhe vlerat e vet Pejës, këtij qyteti me shumë tradita.

Se miqësia shqiptaro-amerikane daton ndër shekuj e dekada, është edhe një dëshmi më tepër, ajo e mbështetjes për themelim të këtij institucioni shëndetësorë që atëherë, nga Fondi ‘Rockfeler’-SHBA.

Për ngjarjen edhe detajet e sipërshënuara, sot ka shkruar Zyra për Informim e këtij Institucioni.

Shkrimi i plotë:

’99 vite më parë, saktësisht më 5 qershor të vitit 1925 në Pejë u formua Institucioni i parë shëndetësorë në Kosovë që atëherë u quajt Shërbimi Higjeniko –Epidemiologjik.

Ky Institucion ishte formuar me ndihmën e fondit “Rockfeler” nga SHBA.

Në këtë foto shihen Mjek dhe qytetarë gjatë përurimit të këtij Institucioni që vuri bazën e kujdesit shëndetësorë në Pejë dhe në Kosovë.’-thuhet në njoftim.

Ndryshe, vlen të thuhet se në kuadër të këtij Institucioni Shëndetësorë, Peja, që nga vitet e 50-ta kishte edhe Dispanzerin më famoz dhe ndoshta më të madh në ish-Jugosllavi, atëherë me 310 shtretër, Spitali i sotëm i Mushkërive, ku ndër mjekët e parë, ishte Dr. Xhevat Nurboja, e nga ku, po sipas gojëdhënave dhe historive kanë dalur edhe vargjet ‘Dispanzeri i Pejës, o me katër kat…’, kjo sepse, ditët e para të këtij institucioni do fillonin me shbime, në lokacionin në afërsi të objektit të sotëm të shkollës së Arteve ‘Odhise Paskali’, në një shtëpi të madhe të një pronari turk. /Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...