Në Pejë sot, nën organizimin e Rotary Club Peja, përkujtohet 22 vjetori i sulmeve të 11 Shtatorit pranë memorialit “Kujtim dhe Miqësi,” i cili përmban një copë metalike nga rrënojat e Kullave Binjake.
Bëhet e ditur se ceremonia do të fillojë saktësisht në ora 14:46 minuta, që korrespondon me ora 08:46 minuta të mëngjesit në New York, kur para 22 viteve aeroplani i parë goditi Kullat Binjake.
Përveç të ftuarve lokalë dhe ndërkombëtarë, në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe një delegacion i lartë i ushtrisë amerikane.
Në mëngjesin e 11 Shtatorit të vitit 2001, rreth 3,000 persona humbën jetën gjatë sulmeve në New York, Pentagon dhe në Pensilvani.
Kjo datë përkujtohet çdo vit në të mbarë botën si një nga tragjeditë më të mëdha të kohës moderne./Njeshi/