Në Pejë zhvillohet sonte, ndeshja e parë e sezonit të Supërliges së Kosovës në Basketboll.
Basketbollistët e Pejës, presin ata të Vëllazënimit që në letër duket se do të jetë një përballje e lehtë.
Peja vjen në këtë ndeshje, pas humbjes në finale të Supërkupes nga ana e Trepçës, ndërsa Vëllaznimi vjen pas disfatës në çerekfinale të Superkupës nga ana e Golden Eagle Yllit.
Të dy skuadrat, gjatë afatit kalimtar janë përforcuar me lojtarë vendor dhe të huaj dhe të dy skuadrat kanë synimet e tyre për këtë sezon.
Ndeshja Peja-Vëllaznimi, nisë nga ora 19:00.