Klubi i basketbollit, KB Peja ka gjetur trajnerin e tyre të ri.
Bëhet fjalë për trajnerin sllovenin, Sebastjan Krasovec i cili do të zëvëndësoj izraelitin, Rami Hadar.
Këtë e bëri të ditur vetë KB Peja në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.
Krasovec, ka përvojë shumë vjeçare dhe ka ndërtuar karrierë si trajner në Slloveni, Poloni dhe nga viti 2018 ka qenë trajner në Hungari.