-2.4 C
Pec
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Pejanët mund të regjistrohen deri nesër në ora 16:00 në dy vend-regjistrime mobile

Deri nesër (e Premtë) 17 Maj 2024, në ora 16:00, qyetatrët e komunës së Pejës, të cilët ende nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë, mund të kryejnë procesin e regjistrimit, që po zhvillohet në nivel vendi.

Dy pika mobile mbeten të hapura deri edhe sot e nesër deri në ora 16:00.

Përfaqësues dhe punonjës të ASK-së ndodhen me pikat mobile, në hollin e Kuvendit komunal të Pejës dhe në katin e II-të të ndërtesës së Rrokaqiellit.

Numri i saktë i popullsisë është tejet i rëndësishëm, meqë determinon edhe në ndarjet buxhetore për komunat si dhe për një sërë çështjesh me rëndësi.

Ndryshe, thirrje për të realizuar këtë obligim, ka bërë edhe kryetari i AAK-së opozitare në Pejë dhe ish-kryetar i kësaj komune Ali Berisha. Ai procesin e ka quajtur edhe detyrë.

‘Të nderuar qytetarë të komunës së Pejës, tani kur kanë mbetur vetëm dita e sotme dhe e nesërme për regjistrim të popullësisë, ju lus që secili nga ju ta shfrytëzoni këtë të drejtë, meqë të njejtën duhet ta kuptojmë edhe si detyrë shtetërore. Në një masë të madhe nga numri i popullatës ndikohet shuma e buxhetit që ndahet për Komuna. Prandaj të ndikojmë që buxheti për komunën tonë të jetë sa më i lartë. Bilanci real, është tejet i rëndësishëm për proceset. Zyrtarët e ASK-së, sot dhe nesër i gjeni edhe në hollin e sallës së Kuvendit komunal të Pejës.’-ka shkruar Ali Berisha i AAK-së.

Ditë më parë, për t’iu përgjigjur këtij procesi, qytetarët i ka ftuar edhe kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...