15.6 C
Pec
E premte, 12 Prill, 2024

Pejanët shqetësohen nga një detonim, Policia nuk ka informacion të natyrës së tillë

Mbrëmjen e sotme (e enjte) në ora 19:55 minuta, qytetarët e Pejës janë shqetësuar nga një detonim i fuqishëm, për të cilin nuk dihet se ku ka ndodhur.

‘RADIO 1’ ka kontaktuar me zëdhënësin e  Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se nuk kanë ndonjë informacion lidhur me detonimin që ka shqetësuar qytetarët.

Edhe Qendra për Alarmim 112, e kontaktuar nga ‘RADIO 1’, ka deklaruar se nuk posedon me informacion për ndonjë detonim të tillë.

“Deri më tani nuk kemi ndonjë informacion për ndonjë shpërthim apo diçka të ngjashme”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se sapo të marrin ndonjë informatë, lidhur me këtë shqetësim të qytetarëve, do ta njoftojnë opinionin.

Ndryshe, qytetarë, dëgjues të ‘RADIO 1’ dhe lexues të Portalit ‘Njeshi’ kanë reaguar në Redaksi duke thënë se zëri i fuqishëm i detonimit ka ardhur nga ana e masivit malor të Rugovës./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...