Sipas aktakuzë, të pandehurit S.SH., R.SH., M.B., dhe J.B., me datë 16 janar të këtij vitit, duke vepruar në bashkëveprim, kanë vënë në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor për shëndetin e njerëzve, për çka të pandehurit ishin në dijeni, në atë mënyrë pasi që i pandehuri M.B., nuk kishte sukses dy herë për shërimin e lopës.
“I njëjtit me ndihmën e të pandehurit J.B., e thërret në telefon të pandehurin S.Sh., të cilit i ofron shitjen e lopës se sëmurë në shumën prej 400 eurove, e ku me pas të pandehurit S.Sh. dhe R.Sh., shkojnë me veturë në stallën e të pandehurit M.B., e pas arritjes se marrëveshjes, i pandehuri S.Sh. e blen lopën e sëmurë dhe të njëjtën me pas e prenë, ndërsa me veturën e të pandehurit R.Sh. e dërgojnë mishin në punëtorinë e të pandehurit S.Sh., derisa inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë pas konstatimit të gjendjen faktike të mishtit të sëmurë, urdhërojnë konfiskimin dhe asgjësimin e tij, në sasi prej 1.089 (njëmijetetëdhjetenëntë) kilogram mish, i cili mish ishte i destinuar për konsumim publik”, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Pejës.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.
]]>