27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Pejë / Asambleistja e LDK-së, Dafina Draga: Liria është amanet i babit dhe gjithë atyre që dhanë jetën

Asambelistja e Kuvendit Komunal të Pejës nga radhët e LDK-së, Dafina Gashi – Draga ka rikujtuar ditët e para të Çlirimit të Pejës. Ndërkaq ka uruar edhe festën e Kurban Bajramit, shkruan Njeshi.

“Me fat Kurban Bajramin! Ju dhe familjet tuaja paçit të mira pa fund dhe bekimet e Zotit!- tha ajo.

Vajza e dëshmorit, Dr. Xhevat Gashit, poashtu ka përshkruar emocionet e para dhe imazhet që mban mend si sot e 25 vite më parë, me rastin e Çlirimit të Pejës e Kosovës.

“Erdhëm në shtëpi vogëlush …i thoja vëllait që më shtrëngonte doren.
E ku është babi ku është shtëpija…
Do ta ndërtojmë vogëlush edhe shtëpinë edhe Pejën … e liria që do gëzojm është amaneti i babit dhe gjithë atyre që dhanë jetën për këtë ditë!”– kujton ajo fjalët drejtuar, vëllaut të vogël.

Postimi i plotë:

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...