14.1 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

PEJË: Foto e rallë e vitit 1964, nxënësit e klasës së VII në SHF “Asdreni" ish-ILR

Një fotografi e rallë është postuar sot në faqen e famshme të FB në llogarin me emrin “Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history”, faqe që mirret kryesisht me fotografi të vjetra me motive shqiptare.

Një lexues i rregullt i kësaj faqe në FB Lorik Shala ka shpërndarë me lexuesit e tjerë një foto të shkrepur në vitin 1964 të Shkollës Fillore “Ivo Llolla Ribar”.- dikur, tash “Asdreni”, në Pejë. Në këtë fotografi shihen nxënësit e atëherëshëm të klasës së 7-të.

Shala tregon se emërtimi i personave në foto, është bërë me ndihmën e profesorit Luan Sapunxhiu.

Nga e majta poshtë, reshti parë:
Shefqet Kelmendi, Zeqir(?), Vllaznim Gashi, Dukagjin Shala, Ismet Sallova-Crni, Adnan Sapunxhiu, Neshat Radoniqi, (?) Baci, Engjëll Ukshini.

Rreshti dytë:
1(?), Igballe Jevriqi, Sabiha Shabi, Shefkije Katanolli, Melihate Tahirbegolli, Jashar Gocka

Rreshti tretë:
Mahije Radoniqi, 2 (?), Teuta Thaqi, Xhavit Kastrati-Tahirbegolli (Kujdestarë-Matematikë), Greta Krasniqi, Muhamet Budima (Arsimtarë – Shqip), Lon Davidi-Qivlaku, Shaban Tahirbegolli, Melihate Begolli.

Një rresht ma neltë:
Drane Gjoni, Afërdita Muhaxheri, Tadora Uka, Zejnepe Podrimaj.

Në rreshtin më të lartë:

1(?), 2 (?) Hajrije Gjikolli ( … krejt nelt n’djatht të Xhavitit, Melihate Krasniqi, Lirije Koshutani./Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...