2.9 C
Pec
E martë, 28 Nëntor, 2023

Pejë: Gripi sezonal, shton numrin e pacientëve!

Është rritur numëri i qytetarëve që janë prekur nga virozat e stinës në qytetin e Pejës. Në Qendrën kryesore të Mjeksisë Familjare vërehet një shtim i numrit të pacientëve të cilët kërkojn ndihmë nga mjekët kujdestar.

Muaji i Mars është periudhë jo e mirë përsa i përket përhapjes së viruseve të ndryshme, mjekët kërkojn kujdes më të shtuar nga qytetarët.

Moshat që janë të predispozuar dhe më të prekur nga virozat janë të vegjelit dhe të moshuarit, por nuk përjashtohen të gjitha moshat.

Mjeku familjarë në këtët qendër mjekësore në Pejë, Ylli Morina tregon për Njeshi.com se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm sapo tiu shfaqen simptomat e para dhe të marrin kujdesin e duhur.

Simptomat janë: Temperaturë, Ethe, Rinit, Kokëdhimbje, Kollë.

Ai thotë se numëri pacientëve të prekur nga gripi është në rritje të ndjeshme ditët e fundit megjithatë paralajmeron se situata është drejt përmirësimit.

Morina apelon te qytetarët të konsumojnë sa më shumë langje, çaj, dhe ujë./Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...