27.9 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Pejë: Ndalonte veturat në rrugë pa autorizim, policia arreston të dyshuarin, i gjen armatim

Të dielën e 22 qershor, rreth orës 09:30 policia në Pejë ka marrë informatën se një person po i ndalon automjetet pa autorizim. Me të shkuar në vendngjarje i dyshuari është arrestuar.

Për të njëjtin policia njofton se ishte agresiv.

Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka bastisur vendin ku ka qëndruar i dyshuari dhe kanë gjetur një armë AK-47, dy kartikatorë si dhe 55 fishek. I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komunikata e policisë:

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Istog, me datën 22.06.2025, rreth orёs 09:30, ёshtё njoftuar se njё person i dyshuar po i ndalon automjetet pa autorizim.

Njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog kanё shkuar nё atё lokacion dhe kanё arrestuar tё dyshuarin, i cili ishte agresiv.

Lidhur me këtë rast kanë dalë mjekët kompetentë pёr ta kontrolluar tё dyshuarin. Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, nё vendin ku i dyshuari kishte qёndruar, gjatё bastisjes, janё gjetur dhe janë sekuestruar:

– njё (1) armё AK-47
– dy (2) karikatorë tё sё njëjtёs armё
– pesёdhjetё e pesё (55) fishekё 7.62 mm

Me vendim tё prokurorit tё Shtetit personi i dyshuar ndalohet pёr 48 orё./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...