18.2 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Pejë: Shtetasi i Sllovenisë thotë se e ndaluan dhe ia vodhën veturën

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Radavc të Pejës.

Një shtetas i Sllovenisë ka njoftuar policinë se është ndaluar me veturë nga dy persona të dyshuar të cilët fillimisht përmes dritave rrotative i kanë dhënë shenjë të ndalet, pastaj e kanë urdhëruar të dalë nga vetura.

Më pastaj njëri nga të dyshuarit është futur në veturë dhe me vrull janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas ankuesit përveç veturës në vlerë rreth 4000 euro në veturë kishte edhe 1500 euro para të gatshme, ari në vlerë rreth 1000 euro si dhe dokumentet personale. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...