15.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Asfalt i ri në rrugën “Eliot Engel” në Pejë (Foto)

Në kuadër të riparimit të rrugëve në Komunën e Pejës, sot pritet të përfundoj shtrimi me asfalt në rrugën “Eliot Engel”, njëra prej arterieve kryesore dhe më të ngarkuar për qarkullim në këtë qytet.

Shtrimi i asfaltit po bëhet nga, siç banorët e njohin “Rrethi i Dulisë” e deri në përfundim të “Urës së Gurit”. Kjo rrugë përkohësisht është e mbyllur për qarkullim për shkak të punimeve intensive.

Autoritetet lokale po punojnë për të minimizuar ndikimin në trafikun e përditshëm. Banorët dhe drejtuesit e automjeteve janë këshilluar të përdorin rrugë alternative gjatë kësaj periudhe.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri pak ditë më herët kishte shkruar: “Rrugët e qytetit tonë janë duke u rregulluar për një Pejë më të bukur, më të sigurt dhe më të lehtë për qarkullim!”.

Ndërkaq, ky investim është pjesë e një plani të gjerë për modernizimin e infrastrukturës rrugore e lajmëruar edhe nga Drejtori për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në Pejë, Agron Nikqi. /Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...