2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Pejë: Thirrje publike për propozime të kandidatëve për tituj nderi

Komuna e Pejës ka lëshuar një thirrje për “Tituj Nderi” përmes rrjeteve sociale. Në shkrim ftohen të gjitha institucionet, organizatat dhe mediat që të kontribuojnë në këtë proces. Të gjitha detajet i keni më posht:

“Ftohen të gjitha institucionet publike, private, organizatat joqeveritare, grupet joformale dhe mediat, që të kontribuojnë në zgjedhjen e personave meritor për tituj të nderit, siç janë:

1.Titulli “Qytetar Nderi”;
2.Titulli “Qytetar Nderi i Huaj”;
3.Titulli “Qytetar Nderi Post-Mortum”;
4.Titulli “Nderi i Qytetit”;
5.Titulli “Lekë Dukagjini”;
6.Titulli “Haxhi Zeka”;
7.Titulli “Azem Shkreli”.

Po ashtu, ftoheni, që t’i sillni propozimet edhe për persona (kandidatë), të cilëve do t’ju ndahen dekoratat si:

1.Mirënjohje apo falënderime për kontributin e tyre ndër vite;
2.Laureat për të drejtat e grave dhe vajzave për kontributin e dhënë të mirëqenies dhe zhvillimit të gruas.

Propozimet duhet të përmbajnë:

1.Biografinë e kandidatit të propozuar;
2.Arsyetimin, që të sqarohet cili ka qenë kontributi i kandidatit, që ai/ajo të meriton titullin e propozuar (2000 fjalë);
3.Referenca, fakte, të cilat vërtetojnë arsyetimin (fotografi, shkrime, publikime);
4.Lista e nënshkrimeve e së paku 200 personave, që e kanë dhënë propozimin (lista duhet të përmbajë: emrin, mbiemrin, datëlindjen, vendlindjen, numrin personal, numrin e telefonit dhe nënshkrimin e secilit propozues);

Si të aplikoni?
-Të përpilohet shkresa – propozimi, të cilit duhet t’i bashkëngjitet letërnjoftimi i personit përfaqësues (aplikuesit);
-Lënda duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur në sportelin e administratës;
-Lënda duhet t’i drejtohet Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport;
-Afati i fundit i dorëzimit të propozimeve është deri më 12.04.2024.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...