18.8 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Pendarovski dhe Siljanovska do të përballen sërish më 5 maj

Rrethi i dytë i votimit për zgjedhjet presidenciale do të mbahet më 5 maj, ku do të përballen dy kandidatët që janë klasifikuar të parët në zgjedhje, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova.

Kjo pasi asnjë prej tre kandidatëve nuk fitoi shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve në votimin e djeshëm, pra 904.066 vota.

Ndërkohë, në rrethin e dytë, për të marrë postin e presidentit të shtetit duhen të paktën 40 për qind nga gjithsej 1,808,131 votues të regjistruar në listën e zgjedhësve do të kërkohet që të votojnë 723,253 votues. Nëse plotësohet cenzusi do të fitojë ai që ka më tepër vota. Përndryshe, duhet të shpallen zgjedhje të reja presidenciale.

Sipas rezultateve paraprake të djeshme të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së prej 99,96 për qind të votave të përpunuara, kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 42,85 për qind, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42,24, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,57 për qind. 

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...