14.7 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Pendarovski: Në veriun e Kosovës po tentohet të cenohet integriteti i këtij vendi

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vlerësoi se Ballkani Perëndimor është një pikë vulnerabël në arkitekturën e sigurisë evropiane dhe se NATO-ja dhe BE-ja duhet t’i kushtojnë vëmendje.

“Ka dy pika të ndjeshme në rajon, Republika Serbe në Bosnje dhe veriu i Kosovës, ku tentohet të cenohet integriteti i këtyre vendeve”, vuri në dukje Pendarovski në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth sfidave të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Pendarovski vlerësoi se përkundër luftës në Ukrainë dhe sfidave dhe shumëfishimit të krizës, është e nevojshme të shprehet solidariteti, jo vetëm në nivel evropian, por edhe solidariteti transatlantik./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...