6.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Pengohet ekipi i Klan Kosovës në Strellc, AGK: Policia e Pejës ta identifikojë të dyshuarin

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka bërë të ditur se sot ekipi i televizionit Klan Kosova, është penguar fizikisht nga një person, gjatë një raportimit direkt nga fshati Strellc, në komunën e Deçanit.

AGK ka bërë të ditur se personi i ka sharë gazetarët duke kërkuar që këta të fundit të mos xhirojnë.

Postimi i plotë:

Pengohet ekipi i Klan Kosovës në Strellc

Një ekip i televizionit, Klan Kosova – gazetarja Gremisa Latifi, kameramani Arbnor Ibriqi dhe shoferi, Gazmend Salihu janë penguar fizikisht nga një invidid, gjatë një raportimit direkt nga fshati Strellc, në komunën e Deçanit.

Një person ka dalë nga vetura dhe i ka sharë gazetarët duke kërkuar që ata të mos xhirojnë.

AGK-ja e dënon këtë kërcënim dhe e fton Policinë e Kosovës, të nisë punën për identifikimin e individit në fjalë. Gazetarët duhet të lejohen që të bëjnë punën e tyre të papenguar, në interes të inforimit të publikut./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...