16 C
Pec
E hënë, 28 Prill, 2025

Pepaj: Të obliguar të përcaktojmë tarifa që respektojnë koston e shërbimit

Drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj gjatë mbledhjes së Bordit të ZRRE-së tha se në raportin konsultativ dhe në tërë procesin duhet ta respektojnë detyrimin ligjor që rregullatori e ka në përcaktimin e tarifave.

“Ligjërisht rregullatori është i obliguar që të përcaktojë tarifa që respektojnë koston e shërbimit, ndërsa për konsumatorët e cenueshëm sipas ligjit përgjegjëse janë Ministria e Financave dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, ka thënë Pepaj.

Sipas tij, ZRRE në raportet e saj i ka përcaktuar në mënyrë të detajuara shkaktarët kryesor që kanë të bëjnë me rritjen e kostos së shërbimit.

“I kemi katër shkaktarë që kanë ndikuar në rritjen e kostos: Ndryshimet në kostot e blerjeve të energjisë elektrike nga furnizuesit në shërbim universal. Ndryshimet në kosto të blerjes së energjisë nga operatori i sistemit të shpërndarjes. Parashikimi i çmimeve të energjisë nga importi për vitin 2025 dhe parashikimi për kostot e shërbimeve ndihmëse për operatorin e sistemit të transmetimit”, ka shtuar ai.

Sipas tij në vlerësimet për vitin 2025 është parashikuar edhe import, duke pasur parasysh se njësitë gjeneruese janë në planifikim të mirëmbajtjes. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...