14.7 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Për dy muaj, 18 të vdekur nga aksidentet në trafik

Për vetëm dy muaj, ka shkuar në 18, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik. Këto shifra vlerësohen si shqetësuese nga inxhinerët e komunikacionit. Ata fajësojnë institucionet për mungesë të investimeve në infrastrukturë, e veçanërisht ndërtimin e mbikalimeve në rrugët që potencialisht konsiderohen të rrezikshme për këmbësorë.

Rruga që shpie nga Prishtina në drejtim të Ferizajt, përkatësisht në lagjen Veternik të Prishtinës, vazhdimisht ka paraqitur rrezik të madh për qytetarët.

Një pjesë e tyre, në baza ditore kalojnë mbi pengesa për të dalë në anën tjetër të rrugës, pavarësisht se një gjë e tillë nuk mundësohet pasi mungojnë nën apo mbikalimet për këmbësorë.

E derisa, po e kalonte rrugën, pasditen e së premtes, një person ka humbur jetën pasi është goditur për vdekje nga vetura.

Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se për dy muaj, 18 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafik.

Sipas policisë, kjo shifër e vdekjeve ka ardhur nga 13 aksidentet me fatalitet, nga 1668 të tilla që ka ndodhur gjatë janarit dhe shkurtit të këtij viti.

Derisa, ekspertët e komunikacionit kanë thënë se kjo pjesë e Prishtinës është njëra ndër rrugët më të qarkullueshme për shkak të numrit të madh të bizneseve.

Sipas Liridon Shahinit, inxhinier i komunikacionit, Ministria e Infrastrukturës sa më shpejtë duhet të ndërtojë nënkalime apo mbikalime, që raste të tilla mos të përsëriten.

Ai ka shtuar se në bazë të hulumtimeve që kanë bërë deri tash, faktori njeri ka qenë shkaktari kryesor i aksidenteve në këtë rrugë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...