4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Për dy orë nesër bllokohet një pjesë e rrugës Prishtinë-Pejë, do të bëhet minimi i pjesës shkëmbore

Nesër në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i dytë i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.

Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në ora 17:00.

Nderprerja i obligueshëm për të gjitha automjetet dhe pjesëmarrsit tjere në trafik

“Luten pjesamarrsit në trafik për mirëkuptim dhe të i evitojnë lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur si më lartë, ose të shfryrtëzojnë rrugë alternative.

Organi Mbikqyres “ERALD-G”, menaxheret përkates, Operatori Ekonomik I Kontraktuar “LIKA COMPANY SHPK” në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi dhe për të dhënë informacionet e nevojshme” thuhet në njoftimin e ministrisë së Infrastrukturës”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...