11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Për nderë të Pashkëve, Elkos Grup-Etc shpërndajnë 100 pako ushqimore

Tash e sa vite nga Kompania ‘Elkos-Etc’ është shëndruar në traditë përkrahja e qytetarëve për nderë të festave të ndryshme.

Edhe kësaj rradhe meqë Festa e Pashëve po afrohet, për plotësimin e tryezave festive për familjet në nevojë Elkos sot ka dhuruar 100 pako me produkte ushqimore.

Shpërndarja e tyre do të bëhet përmes Kishës Katolike në Klinë ku përfaqësuesit e saj kanë shprehur falenderime të veçanta për ELKOS dhe pronarin e saj z.Ramiz Kelmendi ku me kontributin e dhënë sjellin ngrohtësinë e festave për shumë familje.

Bashkuar këtij postimi, Presidenti i Elkos group-Etc dhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës, z.Ramiz Kelmendi, ka uruar të gjtihë besimtarët katolik në këtë prag-feste.

“Me këtë rast në këtë prag-feste më lejoni që të gjithë vëllëzërve dhe motrave shqiptarë të besimit katolik por edhe të gjithë atyre që festojnë, nga zemra tua urojë.”- shkruan Kelmendi. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...