15.1 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Për Pejën e pastër / Krerët e ‘Ambienti’-t vazhdojnë takimet nëpër shkolla

Në shërbim të ngritjes së vetëdijes së përgjithshme në menaxhimin e mbeturinave, Kryetari i Bordit të Ndërmarrjes ‘Ambienti’ Arton Muhaxheri bashkë me kryeshefin Diedon Berisha kanë vazhduar turrin e vizitave dhe takimeve në shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Pejës.

Në këtë kuadër, pas vizitës në shkollën fillore ‘dardania’, Muhaxheri e Berisha kanë vizituar  Shkollën e Mesme të Mjekësisë ku janë pritur nga drejtori i shkollës Artan Demaj, më pas kanë vizituar edhe Gjimnazin ‘Bedri Pejani’ për të takuar drejtorin Musa Nikqi si dhe shkollën fillore ‘Asdreni’ dhe drejtoreshën Agime Lajqi.

Gjatë vizitave në të tre institucionet shkollore, krerët e Ndërmarrjes ‘Ambienti’ në Pejë, kanë marrë përshtypjet më të mira dhe gatishmërinë për bashkëpunim reciprok në vetëdijesim publik mbi mirë menaxhimin e mbeturinave, për një qytet të pastër, -thuhet mes tjerash në njoftimin e kësaj ndërmarrjeje.

Takimet kanë për qëllim bashkërendimin e prioriteteve me të gjithë faktorët relevant, në vetëdijesimin mbi mirë menaxhimin e mbeturinave, për një qytet të pastër./Njeshi&RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...