-0.1 C
Pec
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Për pesë ditë dy vrasje, të enjten protestohet në Prishtinë

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbajë të enjten në Prishtinë protesta për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare.

Në një njoftim të mërkurën mbrëma, pas vrasjes së një gruaje shtatzënë nga burri i saj me të cilin thuhet se ishte në procedurë të divorcit, thuhet se protesta do të nisë në ora 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se nesër me 1 dhjetor 2022 në ora 16:00 do të mblidhemi tek sheshi Zahir Pajaziti për të protestuar dhe për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare. Edhe një burrë sot vrau një grua. Edhe një grua që ra viktimë e patriarkatit që i bënë burrat vrasës e grave ua merr jetën. Sot, për të dytën herë brenda javës, u njoftuam edhe nga një vrasje tjetër makabre e një gruaje shtatzënë nga bashkëshorti i saj në QKUK, në sytë e shtetit. Pesë ditë, dy vrasje”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...