24.3 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Për të katërtin vit radhazi, Universiteti “Haxhi Zeka” del pa asnjë gjetje në raportin financiar 2024 nga Zyra Kombëtare e Auditimit!

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2024, i cili njëherësh shënon vitin e katërt radhazi që institucionit tonë nuk i janë evidentuar gjetje në aspektin financiar.

Ky rezultat nuk është rastësi por dëshmi e qartë dhe konkrete e përkushtimit të palëkundur të institucionit tonë ndaj transparencës, integritetit dhe menaxhimit të përgjegjshëm të fondeve publike. Kjo arritje thekson qasjen tonë proaktive në zbatimin e praktikave më të mira të qeverisjes dhe përforcon besimin e qytetarëve dhe partnerëve tanë institucionalë në punën tonë.

Për katër vite me radhë, ne kemi arritur të ruajmë një nivel të lartë të korrektësisë financiare, duke dëshmuar se menaxhimi i mirëfilltë dhe llogaridhënia nuk janë vetëm synime, por janë vlera të përditshme të integruara në UHZ.

Ne mbetemi të angazhuar më shumë se kurrë për të forcuar më tej standardet e larta të menaxhimit financiar dhe qeverisjes së mirë, duke synuar jo vetëm ruajtjen e këtij niveli të shkëlqyeshëm, por edhe ngritjen e tij në standarde edhe më të larta europiane./Njeshi&RADIO 1/

Samiti i NATO-s, Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...