11.9 C
Pec
E martë, 13 Maj, 2025

“Për të qenë gati për çdo skenar”, ushtarët amerikanë trajnojnë Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit për zjarre e ndihmë të parë

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit KFOR bashkë me anëtarët e Departamentit të Zjarrfikësve të Kampit Bondsteel, kanë organizuar një trajnim për Anëtarët e Shoqatës për Kërkim-Shpëtim të Kosovës.

Ky trajnim dy ditor është përqëndruar në menaxhimin e emergjencave, përfshirë shuarjen e zjarreve dhe ndihmën e shpejtë.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të qëndruar i përgatitur për çdo skenar dhe për të mbështetur vazhdimisht të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...