Mbi 60 persona po qëndrojnë të ngujuar për të tretën ditë me radhë brenda një pabi në Britani të Madhe, si pasojë e të reshurave të mëdha të borës që ka bllokuar dyert e dritaret.

Pabi Tan Hill Inn gjendet rreth 528 metra në lartësi mbidetare, rreth 430 kilometra në veri të Londrës.

Ata po argëtoheshin nën tingujt e rok bendit Oasis, që gjithashtu kanë mbetur të ngujuar nga e premtja mbrëma.

Megjithatë është bërë e ditur se mysafirët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe se sipas të gjitha gjasave ata do të nxirren sonte pasi që të pastrohen rrugët. /Njeshi/